Papa Leoni denoncon përdorimin e AI: Po zëvendësojmë gradualisht realitetin me një simulim
Irani ka akuzuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, se po “vë në rrezik jetën e britanikëve” duke lejuar përdorimin e bazave ushtarake britanike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se shumica e qytetarëve britanikë nuk duan të përfshihen në atë që ai e quajti një luftë e zgjedhur nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit.
Sipas tij, vendimi i Londrës për të lejuar përdorimin e bazave për “operacione mbrojtëse”, që synojnë goditjen e pozicioneve raketore që kërcënojnë anijet në Ngushtica e Hormuzit, përbën një akt agresioni.
“Irani do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, paralajmëroi Araghchi, duke rritur më tej tensionet mes Teheranit dhe aleatëve perëndimorë.
Top Channel