Situata në Kosovë, Stoltenberg: NATO e merr shumë seriozisht sigurinë! Palët të gjejnë zgjidhje

07/03/2023 13:39

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot në Bruksel një takim  me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për situatën në Kosovë.

Teksa garantoi se NATO është e pranishme dhe e merr shumë seriozisht sigurinë e Kosovës, Stoltenberg apeloi dy vendet që të bëjnë përpjekjet maksimale për marrëveshje në dialogun mes tyre.

Aleanca e NATO ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara gjitha me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë më shumë rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, tha Stoltenberg,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA