Tre tifozë  të pranishëm në derbin e mbrëmjes së djeshme mes Partizanit dhe Tiranës janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se kanë hedhur mjete piroteknike në fushën e blertë.

Njëri prej tyre ka hyrë në fushë gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja. Policia bën me dije se ka nisur punën për identifikimin e personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeçar, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja.

Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes, – thuhet në komunikatën e policisë

Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen e Conference League, Fiorentina-Sivasspor

Tashmë nuk është më një gjë e rrallë angazhimi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s, madje edhe në kompeticionet më prestigjioze. Vlerësimi i radhës vjen për Enea Jorgjin të cilit i është besuar sfida e fazës së 1/8-tave të Conference League mes Fiorentinës dhe Sivasspor.

Kështu, më datë nëntë mars në stadiumin Artemio Franchi të Firences të gjithë do të jenë me sytë edhe nga vendimet që do të marrë Jorgji. Ky i fundit do të jetë i shoqëruar edhe nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Sakaq, në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Juxhin Xhaja i cili së fundmi ishte i impenjuar në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Sa i takon dhomës së VAR-it, aty do të jenë dy portugezë, Luis Godinho dhe Helder Malheiro.

Mesfushori shqiptarë shënoi golin e fitores në kohën shtesë për skuadrën e re

Nedim Bajrami ishte protagonist absolut në fitoren 3-2 të Sassuolos ndaj Cremoneses, takim i vlefshëm për raundin e 25-të të Seria A.

Mesfushori shqiptar e nisi sfidën në minutën e 68’, duke zënë vendin e Defrel në fushë, megjithatë ishte vendimtar në fitoren e 3 pikëve.

Sfida ishte në barazimin 2-2, kur në minutën e 90+2’ pas një asisti nga Lauriente, Bajrami realizoi një goditje perlë në portë, duke shënuar golin e tij të parë me skuadrën që u transferuar gjatë dimrit dhe njëkohësisht atë të fitores së këtij takimi.

Top Channel