Gjyqtari i katërt, që u konfrontua me Mourinhon, kapet “mat” nga “Le Ienne”

07/03/2023 18:05

Çfarë i tha në të vërtetë arbitri i katërt Mourinhos, gjatë ndeshjes Cremonese-Roma, që zemëroi aq shumë portugezin?

“Le Iene”, e transmetuar në Italia 1, ka rindërtuar atë që ndodhi duke ia besuar një eksperti të leximit të buzëve. Më pas korrespondenti i programit kërkon konfirmimin nga arbitri i katërt, Serra, i cili për herë të parë jep versionin e tij të fakteve.

A do të jenë të dobishme këto deklarata ekskluzive për vendimin që do të duhet të marrë Gjykata Sportive e Apelit të FIGC në seancën e ardhshme të së premtes më 10 mars, e cila do të vendosë për pezullimin e Josè Mourinhos?

“Le Ienne” janë ishin së bashku me ekspertin e leximit të buzëve, Giuliano Callegari, i cili është i shurdhër, ndaj e di mirë se për çfarë po flet:

“Në këtë video shpjegoj se çfarë ndodhi mes të dyve, bëra shumë kujdes”, – thotë Giuliano, duke iu drejtuar kamerave televizive – “Serra ka kthyer shpinën dhe nuk është e qartë se çfarë thotë, por Mourinho i përgjigjet: “Por unë flas me ta”, duke iu referohet lojtarëve të Romës në fushë.

Ky është momenti kur Serra i thotë Mourinhos “Të gjithë po tallen me ty… ik në shtëpi, ik në shtëpi”.

Pasi ka dëgjuar rikonstruksionin bisedës të Giuliano Callegarit, korrespondenti tenton t’i kërkojë llogari direkt arbitri Serra, i cili megjithatë mohon gjithçka:

“Nuk i thashë ato fjalë atje”. “A e mohoni se i keni thënë ato fjalë atje?” pyet korrespondenti. “Po,” përgjigjet arbitri.

Top Channel