Një dinamizëm i dy teatrove. Teatrit tonë kombëtar dhe atij të Kosovës ka bërë që repertori i Prishtinës të vijë në Tiranë.

Prej datës 8 mars në skenën e Teatrit Kombëtar ArTuriba vijnë katër shfaqe. Gratë, Molli, Fausti i Fadil Hysajt dhe Clus Albania i Fatos Berishës. E gjitha kjo do të konkretizohet me një shfaqe të përbashkët mes dy trupave përgjatë festivalit Mojsiu që do të zhvillohet në nëntor.

Pas lajmërimit të mandatit të tij si drejtues i Teatrit Kombëtar Basha sjell produksionin e parë të teatrit më 30 mars. Orefu zbret në ferr, i është besuar një regjisoreje angleze, e cila do të bashkëpunojë me një kompozitore me rrënjë nga familja Kastrioti, Rona Kastrioti.

E ndërsa sfida e tërheqjes së audiencës në teatër shpesh përplaset me cilësinë e shfaqjeve, Basha shprehet se detyra e teatrit është përtej mbushjes së sallës plot. Dhe kjo do të jetë edhe filozofia e tij në përzgjedhjen e shfaqjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA