Foto Ilustruese

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Bodrishtë të Dropullit, aty ku jetonte i vetëm.

Dyshohet se viktima është asfiksuar nga rrjedhja e bombolos së gazit.

“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel