E zbulon mjeku i kombëtares së Kroacisë: Ja kur tërhiqet Modric

06/03/2023 20:20

Një ditë pasi Cristiano Ronaldo zbuloi se ende synon të luajë në Euro 2024, në Gjermani, u bë publike edhe dëshira e Luka Modricit për të shkuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe më pas për të përfunduar karrierën e tij.

Tani në moshën 37-vjeçare, Modric është ende një gur themeli i Realit të Madridit dhe gjithashtu i kombëtares kroate, të cilën ai e ka përfaqësuar tashmë në 152 ndeshje.

Top Channel