Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se rezervistët rusë janë armatosur me armë zjarri dhe lopata për të sulmuar një pika të forta të Ukrainës.
Në deklaratën e tyre ata zbuluan se mjeti përforcues MPL-50, që u projektua për herë të parë në 1869, përdoret për luftime.
Sipas Sky News një pjesë e rezervistëve të cilët dërgohen në luftë kanë deklaruar se nuk janë gati as fizikisht dhe as psikologjikisht i për aksionin e sulmeve në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftimet po rriten në vijën e frontit dhe kjo mund të jetë për shkak se Rusia po mbaron municionet.
“Dëshmitë e fundit sugjerojnë një rritje të luftimeve të ngushta në Ukrainë. Kjo është ndoshta një rezultat i komandave ruse që vazhdon të këmbëngulë në aksionin sulmues që përbëhet kryesisht nga këmbësoria e zbërthyer, me më pak mbështetje nga zjarri i artilerisë, sepse Rusia ka mungesë municionesh”.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 5 March 2023
Find out more about Defence Intelligence: https://t.co/1rgcwN71nQ pic.twitter.com/aoDmbCIQ6v
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 5, 2023
Top Channel