Dy banore janë përjashtuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pak ditë më parë, pasi thyen rregullat kryesore të këtij formati, përdorën dhunë verbale.

Moderatorja Arbana Osmani paralajmëroi javën e kaluar me anë të një zarfi të zi se ai ishte rasti i fundit që tolerohej dhe nëse një fenomon i tillë do përsëritej, qoftë dhunë fizike apo verbale, do përjashtohej nga emisioni.

Ermiona ishte e para që pas përfundimit të spektaklit herën e kalur, përdori fjalë fyese, ofendime të rënda dhe “doli” nga vetja. Për këtë arsye ajo u përjashtua një ditë pas “Prime”.

Ndërsa Eva ishte e dyta që u përjashtua. Kjo e fundit debatoi ashpër me Kristin, pasi ai nuk kishte dëshirë të kërcente kontemporane, për këtë arsye i tha Evës që ata të kërcenin një vals. Ajo nuk pranoi dhe u acarua akoma më shumë kur Kristi solli Oltën në dhomën e provave që t’i mësonte hapat Evës.

Debati i ashpër mes tyre bëri që Eva të shpërthente në ofendime ndaj Kristit, por edhe Luizit. Këtij të fundit, me tone kërcenuese i tha se do t’i çante kafkën.

Luiz: Zarfi ishte i qartë. Jona ishte e ngarkuar që  nga dhoma e surprizave, e mori keq krahasimin që i bëri Zhaklin. E mori komplet keq komentin e Zhakut. Kushdo që i fliste, e merte keq çdo gjë. Dhe prandaj i thoja fli, fli. Ne ishim dy herë të bllokuar, një herë nga reagimet dhe një herë tjetër nga mosha. Do ishte e vështirë për ne, pasi në çdo situatë, do prisnim reagimet e saj. I ka dhënë këto shenja edhe më përpara me Dean, për rrobat. U krijua një atmosferë e sikletshme.

Kristi: Simpotmat e banorëve që janë skualifikuar, kanë qenë njësoj. Rasti i Evës, ajo kishte një bagazh emocional të rënduar. Thjesht ndodhi në vendin dhe momentin e gabuar. Nuk e kuptova pse erdhi në Big Brother me gjithë atë bagazh. Kam respekt për këtë, tregoi shumë kurajo. Eva nuk besoj se u vendos në situatë shumë të vështirë, unë nuk e quaj të tillë.

Olta: Mbase duhet ta ndihmonim pak më shumë.

Kiara: Unë nuk e kuptova që ajo kishte atë lloj fryrje. Ka qenë shumë e qetë dhe e kuptueshme kur bisedoja me të.

Olta: Më vjen keq që doli në atë mënyrë. Është artiste shumë e mirë, është  e aftë në profesionin e saj.

Luiz: Unë personalisht nuk kam qejf të mbahem mend si person që kam nxjerrë njerëz jashtë. Ata kanë nxjerrë veten, nuk i kam nxjerrë as unë, as Kristi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA