Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës ose detyrimeve familjare.
Dhe nëse e dini se keni nevojë për një sasi specifike gjumi, thjesht duhet të kuptoni se në cilën orë duhet të shkoni në shtrat.
Në këtë artikull, AgroWeb.org do t’ju ndihmojë të kuptoni se si të llogarisni kohën më të mirë për të shkuar në shtrat bazuar në orën e zgjimit dhe ciklet natyrale të gjumit.
Sipas burimeve të AgroWeb.org, këto janë udhëzimet e përgjithshme për grupmoshat e ndryshme:
Megjithatë kjo mund të jetë e ndryshme për çdo individ, pasi nevojat e trupit ndryshojnë nga një njeri tek tjetri.
Për të llogaritur se sa orë duhet të flini, ju duhet të bazoheni në:
– kohën tuaj të zgjimit
– plotësimin e pesë ose gjashtë cikleve 90-minutëshe të gjumit.
Nëse synoni të flini nga 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë, atëherë ju nevojiten 5 deri në 6 cikle 90-minutëshe.
Për shembull, nëse ju duhet të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 10 të mbrëmjes.
Dhe nëse ju duhet të zgjoheni në orën 7 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, AgroWeb.org ju tregon që ju duhet të flini rreth orës 11 të mbrëmjes.
Mungesa e gjumit mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës tuaj, prandaj është e rëndësishme të mësoni të njihni disa nga shenjat e pagjumësisë dhe të mundoheni t’i trajtoni ato.
Disa prej tyre janë:
Top Channel