Parlamenti i Finlandës ka mbështetur me shumicë dërrmuese ofertën e tij për t’u anëtarësuar në NATO.
Pranimi i vendit kaloi me 184 anëtarë të parlamentit 200 vendesh që votuan pro.
Finlanda aplikoi për herë të parë në maj të vitit të kaluar, pasi u mbështet në forcat e saj të armatosura për të mbrojtur kufirin prej 1,340 km që ndan me Rusinë.
Presidenti hungarez Katalin Novak bëri thirrje më parë që NATO të ratifikojë hyrjet e Finlandës dhe Suedisë në NATO “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Pranimet e tyre ishin nuk po bëheshin pasi i pengonte Hungaria dhe Turqia, me këtë të fundit që shihej si pengesa kryesore për Suedinë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se ai synonte që të dy vendet nordike të jenë anëtarë në kohë për një samit në korrik.
Top Channel