Ngurrimi I qeverisë gjermane për të dërguar armë ne Ukrainë duket reflekton dhe një bindje të publikut të gjerë kundër një hapi të tillë.

Një sondazh I realizuar së fundi nga Instituti YouGov tregon se shumica e gjermanëve besojnë se dërgimi i armëve të Berlinit në vendin e përballur me pushtimin rus, nënkupton përfshirjen e vendit të tyre në luftë.

51 për qind e të anketuarve ndanin këtë mendim dhe vetëm 37 për qind ishin dakord që Gjermania t’i dërgojë armë Ukrainës. Ekspertët e ligjit ndërkombëtar thonë se dërgimi i armëve në luftë nuk e bën furnizuesin palë në luftë – pavarësisht se çfarë armësh janë ato. Çështja është se Rusia vetë i konsideron aleatët perëndimorë të Ukrainës si pjesëmarrëse në luftë.

Që prej nisjes së agresionit rus ndaj vendit fqinj, qeveria gjermane ka ofruar për Ukrainën një ndihmë ushtarake në vlerën e 2.6 miliardë dollarëve. Shifra të tilla, e bëjnë atë shtetin e katërt që ka ofruar më shumë ndihmë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Polonisë.

Por kur vjen fjala tek dërgimi i armëve, aty një pjesë e mirë e opinionit publik gjerman mbetet skeptik. Nuk shihet me sy të mirë po kështu as dërgimi i tankeve të avancuara Leopard 2 po ashtu nuk pëlqehet shumë, pasi 44 për qind mendojnë se është vendim i gabuar dhe 41 për qind mendojnë se është vendim i drejtë.

Top Channel