Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”. Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari M.K u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.
Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.
Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.
Në 21 prill të vitit 2021 në Elbasan, një konflikt mes dy grupimeve mbështetëse të PD e PS, degradoi në përdorimin e armëve. I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani mbështetës i PS ndërsa u vetëdorëzua për krimin Arbër Paplekaj truprojë e drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë Gazmend Bardhi.
Top Channel