Sipas ekspertëve, masat ndëshkuese janë efektive – edhe nëse ende nuk e kanë arritur qëllimin e tyre përfundimtar. Cilat janë efektet e sanksioneve?
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11.000 të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Evropian, vendet e G7, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit, siç thuhet në platformën e internetit Castellum.AI.
Më shumë se një mijë kompani të huaja u larguan nga Rusia brenda një viti. Presidenti Vladimir Putinpak ditë më parë bërtiti: “Gjithë të mirat! Po humbisni tregun tonë, do të pësoni humbje të mëdha. Por ky është vendimi juaj.” Dhe më pas shtoi: “Nëse dikush beson se gjithçka këtu do të shembet dhe do të dështojë – jo, asgjë nuk është rrëzuar apo shembur”.
Produktet, mallrat dhe shërbimet ruse duhet të bëhen “një subjekt i krenarisë sonë kombëtare”, theksoi Putin, duke shtuar: “Këto mallra dhe shërbime nuk duhet të jenë të suksesshme vetëm në tregun e brendshëm, por natyrisht edhe në tregjet ndërkombëtare”.
Por nuk mund të bëhet fjalë për tërheqjen e plotë të kompanive perëndimore nga Rusia. “Lista e turpit”, e publikuar nga profesori i ekonomisë në Universitetin Yale, Jeffrey Sonnenfeld, liston se cilat kompani janë larguar nga Rusia dhe cilat kanë mbetur aktive në këtë vend./ DW
Top Channel