Nëntë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme që kanë kryer në qytetin e Tiranës.
Uniformat blu kanë arrestuar:
-27-vjeçarin me iniciale E. Z., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u gjet një sasi kanabis, e cila u sekuestrua;
– 48-vjeçarin me iniciale E. Ç., banues në Tiranë, pasi ka paraqitur para policisë rrugore leje drejtimi të falsifikuar;
-36 vjeçari A. K., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-25-vjeçari, K. L., banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– 37 vjeçari A. B., banues në Rrogozhinë, dhe J. K., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
-28-vjeçari E. J, banues në Lushnjë, dhe E. M. 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
– K. Ç. 29 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga;
– B. B. 19 vjeç, banues në Kamzë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Gj. 35 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel