Foto Ilustruese

Dy makina janë përplasur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret.

Të plagosurat, 44-vjeçarja E. P. dhe 13-vjeçarja K. P., ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA