Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Mendez, ka dale kundër qëndrimit të Derek Chollet, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit.
“U shqetësova kur dëgjova Cholletin. Kjo nuk është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet me vendime të këqija afatshkurtra” “Paqja afatgjatë vjen me njohje reciproke”. “Vetëm me njohje reciproke dhe veprimet që ndodhin si rrjedhojë mund të ketë rrugë përpara për Kosovën dhe Ballkanin”, tha Collet.
Menendez ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ua garanton të gjitha të drejtat minoriteteve. Në fund të janarit këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nënvizuan domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Top Channel