Modelja trafikante që shijonte jetën e luksit kapen nga policia me droga e 60,000 paundë krimi në makinë (fotot)

18/02/2023 15:43

Një personazh i njohur i rrjeteve sociale, trafikante drogash që fshehtësisht financonte jetën e saj të luksit me pushime në vende ekzotike dhe çanta mijëra dollarëshe prej parave të shitjes së heroinës e kokainës, është kapur së fundmi nga policia në Britani.

29 vjeçarja Danielle Stafford, nga Cottingham në verilindje të Britanisë, kishte blerë nëntë ora të shtrenjta dhe tre çanta Louis Vuitton, tha policia duke tentuar të justifikonin aktivitetin e saj ilegal.

E diplomuara për inxhinieri nga universiteti i Hull kishte blerë dhe një shtëpi të dytë dhe nuk shpenzonte paratë nga rroga e saj normale prej parave që vijonin nga trafiku, por që rrjedhimisht u pikasën dhe sollën ‘fundosjen’ e saj.

Vajza u kap rastësisht nga një ndalesë për shpejtësi me makinë, kur policia tha se shenjat e trafikut ilegal u shpalosën para syve të tyre, u tha në gjyqin e çështjes në Hull.

Celulari i saj kishte rreth 30 thirrje te humbura dhe ishte mbushur me 20 mesazhe drogash para se ajo të arrestohej dhe policia të gjente 26,917 paundë para të thata në makinë e në shtëpinë e saj, si dhe droga në vlerë tregu £33,600.

Stafford pranoi tre akuzat e furnizimit me kokainë, kokainë “crack” dhe kanabis si dhe “zotërim parash të thata si pronë kriinale”, prej vitit 2017 deri në 2020.

Prokurori Nadim Bashir, tha se policia kishte ndjekur mesazhe në celularin e Stafford prej tetorit 2017 kur ajo i kërkonte një bashkëpunëtoreje të mbyllte një marrëveshje kanabisi prej £10 apo £20 në mungesë të saj. Në një mesazh ajo shkruante: “Sigurohu që ai të paguajë”.

Ndërsa një mesazh në grup për Danielle Stafford reklamonte një listë tipesh kanabisi, dhe disa marrëveshje dozash kokaine.

Por në 12 maj 2020 makina e saj Audi u ndalua në qendër të qytetit për drejtim të rrezikshëm, dhe oficerët mund të ndjenin erën e kanabisit nga brenda, çka ngriti dyshimet e tyre.

Ajo ishte përpjekur t’i dilte përpara situatës, duke thënë: “Të jem e sinqertë nuk dua të më ndaloni vetëm për këtë”, dhe u zgjati oficerëve një mbështjellë me dy boce kanabisi brenda.

Por policia vijoi kontrollin dhe gjeti disa mbështjella me kanabis dhe më pas një celular me mesazhe trafiku në të.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj në Cottingham u gjetën 270 doza kokainë kristal ‘crack’, me vlerë £13,500, dhe 205 doza heroinë në një kavanoz, me vlerë £4,100.

Gruaja tha më vonë në gjykatë se shpërndante kanabis për zbavitje e nganjëherë dhe kokainë, pasi “situata i kishte dalë jashtë kontrolli”.

Kjo është shkelja e parë kriminale për personin dhe gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/5
29 vjeçarja Danielle Stafford, nga Cottingham në verilindje të Britanisë, kishte blerë nëntë ora të shtrenjta dhe tre çanta Louis Vuitton, tha policia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA