Në teori sipas kësaj shpalljeje të Ministrisë së Drejtësisë, Tahire Mema përfiton avokat falas nga shteti. Jo vetëm sepse ajo nuk ka mundësi ekonomike dhe jeton në banesat sociale në Shkozë, por edhe për shkak të moshës.

Megjithatë nga drejtoria për ndihme juridike falas, askush nuk e ka pranuar Tahiren, për t’i ofruar një avokat me të cilin do të mund të hapte një proces gjyqësor për pensionin.

Me dosje të duar e moshuara ngeci në dyert e shtetit mbas vitit 2009, kohë në të cilën iu zhduk dosja e kempit dhe për këtë arsye ajo nisi përpjekjet për pensionin e invaliditetit.

Për vitin 2022 lidhen kontratë për dhënie ndihme dytësore  202 avokatë, e megjithatë një numër i lartë qytetarësh në vend ankohen se nuk kanë asnjë mundësi të mbrojnë interesat në gjykatë.

Top Channel