Të përmbyturit e Durrësit pa dëmshpërblim, kryefamiljarët enden nëpër institucione
17/02/2023 12:23
Pesë vjet më parë Nezir Peshkëpisë iu përmbyt shtëpia duke i shkaktuar dëme të mëdha në orendi dhe muraturë.
Banesa iu përmbyt edhe në 2020-n, por ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga bashkia e Durrësit.
Janë dhjetëra familje në Durrës që presin të marrin dëmshpërblim për dëmet e shumta, por ende vazhdojnë ecejaket e tyre nëpër institucione për të marrë atë që u takon.
Nga verifikimet e kryera nga Bashkia e Durrësit në zonat e përmbytura në Spitallë-Porto Romano rezultoi se 130 familje kishin pësuar dëme të konsiderueshme në banesat e tyre, dëm i cili u vlerësua, por të përmbyturit ende presin të përfitojnë ndërsa kanë gjetur mbështetje dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Top Channel