Plagosi të miturin me armë në Laç, 17-vjeçari dënohet me arrest në shtëpi
16/02/2023 14:36
17-vjeçari i cili plagosi të miturin I. Rr me armë zjarri, pranë gjimazit të Laçit është dënuar me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ky vendim u dha ditën e sotme nga Gjykata e Kurbnit me gjyqtare Alda Sadiku.
Masa e sigurisë është kërkuar nga prokurori Bardhyl Shehu. Ndërkohë avokati mbrojtës nuk pranoi te prononcohet për mediat.
Mbi të riun rëndojnë akuzat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.
Sherri ka nisur për motive të dobëta mes dy grupe të rinjsh. Pas ngjarjes 17-vjeçari u arratis dhe më pas u kap në një banesë të braktisur.
Top Channel