Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Kuvendit.

Meta: Në sallën e kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë, do vendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Nuk do të jetë më ajo drejtësia që burgos ca bedela për kompani fantazma të Edi Ramës. Ata e çojnë kilometrin shumë herë më shtrenjtë se në BE. Mësuesit tanë i kanë pagat sa 40% e mësuesve në Malin e Zi. Prandaj bie lindshmëria sepse kanë frikë të martohen të rinjtë se nuk mund të blenë një shtëpi, se nuk mund të paguajnë një qira me 500 euro kur rrogat janë 400, për gjithë këto arsye ka frikë ai që ka një muaj që ka braktisur parlamentin dhe Kuvendin, ai që nuk ka lënë fjalë më banale, fyerje pa bërë ndaj zonjave, grave, deputetëve, gjithçkaje. Këtu kemi një kastravec i cili kërkon të provokojë shqiptarët me ndjenjën më të fortë. Pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë, sepse është shtylla, garancia për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve në çdo vend. Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor. Mimozat do të shpërthejnë.

Sot po mbahet protesta e organizuar nga opozita kundër qeverisë, ndërsa 12 prej deputetëve demokratë janë përjashtuar nga seanca pas tensioneve të shkaktuara në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA