Ura e Matit ka pësuar dëmtime të shumta prej vitesh, duke rrezikuar shembjen e saj.
Gjendja e kësaj ure u rëndua gjatë reshjeve të dendura dhe shumë shoqata kanë ngritur alarmin pas degradimit të këmbëve të saj.
Përballë këtyre problematikave, qeveria pritet të ndërhyjë e shpëtuar këtë urë monument kulture, e cila njihet si Ura e Zogut ndërtuar në vitin 1927.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë: “Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture”.
Tashmë, thekson kryeministri, projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, për ndërhyrjen në këtë objekt”.
Top Channel