Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve
08/09/2026 11:41
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç të Lezhës.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se ka nisur ndërhyrja me forcat e ushtrisë në zonën e Kodrës së Liqenit dhe në luginën e Vomës, në fshatin Rras.
Për shuarjen e flakëve ka nisur ndërhyrja edhe me helikopter, ndërsa vijon angazhimi i strukturave në terren.
Top Channel