Studimi shkencor zbulon se poeti kilen Pablo Neruda është helmuar pas grusht-shtetit (fotot)

15/02/2023 17:50
Neruda duke marre Nobelin ne Paris ne 1971

Toksina ‘clostridium botulinum’ ka qenë në trupin e tij kur ai vdiq në vitin 1973, disa ditë pas grushtit ushtarak të shtetit në Kili.

Një nga misteret më të vjetër në historinë moderne të Kilit, mund të jetë zgjidhur më në fund pasi ekspertët kanë përcaktuar se poeti kilen fitues çmimi Nobel, Pablo Neruda ka vdekur nga helmimi me një toksinë të fuqishme, duke konfirmuar kështu dyshimet e disa dekadave se kemi të bëjmë me një vrasje.

Neruda – i cili u bë i famshëm kur ishte i ri me librin e poezive “20 poema dashurie dhe një këngë dëshpërimi” – vdiq sipas versionit zyrtar, nga kanceri prostatës dhe kequshqyerja më 23 shtator 1973, vetëm 12 ditë pasi një grusht ushtarak përmbysi qeverinë e zgjedhur demokratikisht të mikut të tij, presidentit Salvador Allende.

Por shumë njerëz, përfshi dhe nipin e Neruda, Rodolfo Reyes, besojnë se ai është vrarë prej opozicionit ndaj diktaturës së vendosur nga lideri Augusto Pinochet, shkruan britanikja The Guardian.

Dhjetë vjet më parë një gjykatë urdhëroi nxjerrjen e mbetjeve të poetit pasi ish-shoferi i tij Manuel Araya, tregonte se Neruda e kishte marrë në telefon nga spitali në Santiago ku ishte shtruar, për t’i thënë se i kishin bërë një gjilpërë në bark kur ishte në gjumë.

Ai vdiq disa orë më vonë.

Mbetjet e trupit të Neruda u shpërndanë në laboratore të katër vendeve për analiza, dhe në vitin 2015 qeveria kilene tha se “me shumë gjasa një palë e tretë është përgjegjëse për vdekjen e poetit”.

Dy vjet më vonë një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë thanë se ishin “100% të bindur” se ai nuk vdiq nga kanceri i prostatës.

Dje Reyes tha se testimet shkencore treguan prezencën e toksinës ‘clostridium botulinum’ në trupin e tij, duke sugjeruar se ai vërtet ishte helmuar pas grushtit të shtetit në Kili.

“Kjo do të thotë se tani e dimë se Neruda u vra me ndërhyrj3en e agjentëve të shtetit në 1973,” tha Reyes për rrjetin spanjoll Efe.

Bakteri në fjalë prodhon një neurotoksinë që shkakton botulizëm, duke paralizuar sistemin nervor.

Reyes tha se analizat nga McMaster University në Kanada dhe Universiteti i Kopenhagen përcaktuan se bakteri nuk mund të kishte ardhur nga arkivoli apo ambjenti rrethues.

Gjatë grushtit të shtetit të Pinochet, i mbështetur nga SHBA, presidenti Allende vrau veten kur trupat mësynë pallatin presidencial, ndërsa vetë Neruda do të arratisej në Meksikë, shkruan rrjeti The Guardian.

Por një ditë para nisjes ai u mor me ambulancë në spital për trajtim të kancerit dhe sëmundjeve të tjera të pashpjeguara. Ai vdiq aty mbrëmjen e 23 shtatorit.

Shoferi i tij thoshte asokohe se ai dhe bashkëshortja e Neruda, Matilde Urrutia, në kohën e injeksionit fatal ishin kthyer në vilë për të marrë valixhet, kur poeti u telefonoi për t’i njoftuar.

Neruda vdiq po atë ditë.

Megjithe përshkruhej nga miku i tij Gabriel García Márquez si “poeti më i madh i shekullit të 20-të në çdo gjuhë”, reputacioni i Neruda është dëmtuar vitet e fundit nga detaje të jetës personale, lidhjeve me gra të ndryshme dhe braktisjes së gruas së parë me të bijën, Malva Marina.

FOTO GALERI
2/3
“Kjo do të thotë se tani e dimë se Neruda u vra me ndërhyrjen e agjentëve të shtetit në 1973,” tha Reyes për rrjetin spanjoll Efe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA