Qindra tifozë hyjnë e dalin nga arena mes luftës amatore të demave, në atë që njihet si “Koloseumi” i Kolumbisë.
Si demat dhe burrat përfundojnë të gjakosur në sportin e kontestuar por të rrënjosur thellë në kulturën vendase.
I vlerësuar si hero, Eliécer Molina ngrihet i plagosur në shkallët e stadiumit pas ekzibicionit të “Corralejas”, shfaqja tradicionale e përvitshme në zonën e Karaibeve të Kolumbisë.
“Ky është rreziku i luftës me demat, nuk më dolën mirë llogaritë”, justifikohet ai teksa dikush i lidh plagën pranë syrit.
Corralejas është një trashëgimi i kolonizimit spanjoll por ndryshe nga luftime e tilla në Spanjë, demi nuk vritet.
Në Guaranda, në veri të vendit një amfiteatër i improvizuar është ndërtuar posaçërisht, me 58 dema të marrë hua nga pronarët e pasur.
Të rinjtë e qytezës me 15,600 banorë marrin pjesë në shfaqje duke sfiduar vdekjen para kafshëve të rënda.
Corralejas zhvillohet për rreth një javë nën tingujt e bandave muzikore dhe pijeve alkoolike që sponsorizohen nga kompanitë reklamuese, në stadiumin me rreth 3000 spektatorë.
Arena kërkoi 12 ditë për t’u ndërtuar dhe do të çmontohet më vonë për t’i instaluar në një tjetër qytet.
Top Channel