Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se ka ardhur koha që kryeministri Rama të përballet me ‘të vërtetat me popullin dhe me demet e pallogaritshme qe i ka shkaktuar atij.’
Në fjalën e tij në protestë Meta tha se Rama në “10 vite e përdori pushtetin vetëm për te kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe të Rilindjes’.
Fjala e Ilir Metës: Kjo protestë historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit me te larte qytetar dhe patriotik. Sot është ora, për tu përballur në një rezistence pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.
Struci i Rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme qe ai ka. nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me demet e pallogaritshme qe i ka shkaktuar atij.
Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për te kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe te Rilindjes dhe është i gatshëm te kënaqe këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë edhe disa dite në pushtet.
Afera korruptive qe ka tronditur mbare boten, në të dy anët e Atlantikut Rama-McGonnigal është afera qe ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor.
Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot, edhe pse ka braktisur kuvendin prej tre javësh.
Top Channel