Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar. Përgjigja e anëtarit: Mos i bini më këtij numri 04/12 07:22
Sali Berisha dhe Ilir Meta iu drejtuan bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku kanë thirrur shqiptarët në protestë.
Ata janë bashkuar mes turmës së protestuesve, teksa janë rrethuar nga deputetë dhe forca të shumta sigurie. Pas pak, dy aleatët pritet të marrin fjalën në podium.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët kanë krijuar një kordon mbrojtjeje.
Ndërkohë, dyert e kryeministrisë janë blinduar, për të shmangur depërtimin e protestuesve brenda godinës. Shtyllat janë lyer në mënyrë që protestuesit mos të prekin kamerat.
Top Channel