Ekipi i Top Channel është nisur sot drejt Antakya-s, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.

Gazetari Artur Bibe, i ndihmuar nga operatorët sjell pamjet teksa mes vështirësive iu duhet të lënë Kahramaras për tu nisur drejt një tjetër qyteti të shkatërruar. Gazetari thotë se kudo që shkon, pamjet janë të frikshme dhe tashmë koha është e limituar për të mbijetuarit.

“Shishet me ujë, bidonat e benzinës janë gjithmonë me vete se në çdo moment duhet të jemi të furnizuar. Një ditë tjetër e vështirë. Është dita e fundit këtu në Turqi, po shkojmë në Antakya. Na kanë thënë se aty ka pamje të tmerrshme, në fakt pamjet e tmerrshme këto ditë na janë bërë pjesë e jetës sonë, do shkojmë për të parë se çfarë po ndodh.”- thotë gazetari Artur Bibe.

“Po udhëtojmë drejt një tjetër zone të prekur. Koha është e limituar. Gjatë kohës që udhëtojmë mundohemi të jemi gati me punët tona. Pamjet kudo që shkojmë janë të frikshme. Pavarësisht situatës njerëzit dalin, punojnë, shkojnë ndihmojnë në zonat e prekura”-shton gazetari.

Top Channel