Me flamujt në gjysmë shtizë, kjo e hënë, 13 shkurt, do të jetë Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në shenjë solidariteti me tragjedinë në Turqi e Siri, ku tërmeti ka shkaktuar të paktën 22 mijë viktima.

Kreministri Edi Rama njofton se qeveria ka vendosur që e hëna të jetë zi kombëtare “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA