Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua një artikull në të cilin konstatohej se shqiptarët blejnë ushqime bazuar te shija, kurse europianët shohin kostot.

Për gazetaren Rudina Muça ky studim bie poshtë.

Ajo pohoi se shqiptarët zgjedhin margarinën në vend të gjalpit apo djathin me niseshte në vend të djathit bio, sepse nuk kanë mundësi ekonomike.

Kur Bieta i pyeti të ftuarit nëse është më mirë i ushqyer një shqiptar apo një europian, njëzëri ata deklaruan se në Europë hahet më mirë.

“Unë mendoj që një shqiptar mesatar është ushqyer më keq se një europian, sepse nuk dimë sa pesticide dhe si janë rritur ushqimet”, tha dietologia Albana Daka.

“Europianët ushqehen më mirë dhe ka një ndryshim shumë drastik”, përforcoi më tej Gjepali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA