Ideja e Superligës Europiane është rikthyer edhe njëherë më e fortë se kurrë me Juventus, Real Madrid dhe Barcelona që së fundmi kanë propozuar një alternativë të re, me rregulla të reja.
Madje, tre klubet e sipërpërmendura kanë nisur edhe kontaktet me mbi 50 klube të tjera për t’i bindur të marrin pjesë në projektin e ri.
Ndërkohë e gjithë kjo situatë ka nervozuar tejmase presidentin e LaLiga-s, Javier Tebas i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shpërtheu kundër idesë së Superligës Europiane.
“Superliga është si ai ujku që maskohet si gjyshe dhe që kërkon të mashtrojë futbollin europian. Por, hunda dhe dhëmbët janë të mëdha, katër divizione në Europë? Sigurisht, divizioni i parë do të jetë për ato që konsiderohen elitë, ashtu si ishte edhe ideja në vitin 2019. Qeverisja e vetë klubeve? Po, sigurisht këtu do të përfshihen vetëm ato që konsiderohen të mëdha”, shkruan Tebas.
Top Channel