Rezultoi një furtunë në gotë kallzimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Partisë Socialiste që tentoi të vërë në lëvizje SPAK-un për 21 janarin e njohur si dita kur katër qytetarë u vranë gjatë një proteste në Bulevard.

Akuza e politikës për të hetuar  ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-shefin e gardës Ndrea Prendi u gjet e paprovuar nga SPAK, që në krye të pak ditëve shpalli moskompetencën dhe ja kaloi çështjen prokurorisë së kryeqytetit.

Në kallzimin për 21 janarin të majtët këmbëngulën se audio rregjistrimi i bërë publik gjatë 12 vjetorit të tragjedisë qartësonte se urdhërat për të qëlluar me armë, ishin dhënë nga funksionarë të lartë.

Ky vendim do të thotë se tanimë e vetmja dosje e mbetur hapur do të jetë ajo për autorët e pagjetur për vrasjen e dy qytetarëve Hekuran Deda dhe Aleks Nika, për këtë të fundit prokuroria ka përcjellë një letër porosi në Itali.

Për tragjedinë e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues, drejtësia gjeti fajtor për vrasje nga pakujdesia të Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, gjeneralin Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.

 

 

 

 

Top Channel