Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Yzberishtit.

Një këmbësor është përplasur nga një makinë. Rrugës për në spital, Albert Zade ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi i mjetit, Laurent Lavdaraku, është shoqëruar në polici.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik, ndërkohë që pritet hetimi i ngjarjes.

“Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Top Channel