Histori dhe pamje të pabesueshme po vazhdojnë të dalin nga fatkeqësia që ka kapluar Turqinë dhe Sirinë nga tërmeti 7.8 ballë.

Në Hatay, Turqi, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.

Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që priste, e cila i dha atij një përqafim të ngrohtë.

Mbi 9000 persona është bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, pas tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 6.234 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2.470 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA