Diplomati austriak u plagos me gur nga protestuesit, reagon për Top Channel Ministria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Vienë  

14/10/2026 15:41

Gjatë protestës të së martës ka mbetur i lënduar edhe një diplomat i ambasadës të Austrisë në Tiranë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se bëhet fjalë për diplomatin Adreas Nagy me detyrë Atashe Policor pranë ambasadës të Austrisë. Zoti Nagu ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

Rreth orës 20:00 ai ishte duke ecur  nga Sheshi Skënderbe në drejtim të Rrugës së Durrësit,  kur është goditur në kokë nga një prej gurëve të lëshuar nga protestuesit.

Më pas ai ka marrë ndihmën mjekësore.

Kontaktuar ngas Top Channel një zëdhënës i Ministrisë për Europën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare  të Austrisë tha se:

“Konfirmojmë se atasheu i Ministrisë së Brendshme të Austrisë pranë Ambasadës Austriake në Tiranë u plagos dje. Ai kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, mori kujdes shëndetësor të shkëlqyer dhe më pas u largua nga spitali.”

Adreas Nagy e mban detyrën e Atasheut Policor në Tiranë prej Tetorit të vitit 2024.

Top Channel