Disa pamje të çuditshme video tregonin sot një grua të paemëruar që vraponte krejt e zhveshur në rrugë, drejt asaj që besohet se ishte shtëpia e saj në një nga qytetet më të mëdha të Rusisë.
Në kohën e incidentit të çuditshëm temperaturat ishin në 0 gradë dhe rrugët kishin disa centimetra borë.
Gruaja e veshur vetëm “me kostumin e lindjes” u pa në qytetin Yekaterinburg, duke i rënë ziles së jashtme të apartamenteve por pa marrë asnjë përgjigje.
Video u filmua në rrugën Tsiolkovsky në jug të qytetit, dhe deri tani nuk dihet më shumë për incidentin.
Një dëshmitar tha se vajza e re dukej rreth 18 vjeç dhe më pas iu dha një xhaketë nga një kalimtar dashamirës, derisa arriti në hyrjen e pallatit të saj.
Përdoruesit e mediave sociale jepnin mendime nga më të ndryshmet për zhvillimet në videon e pazakontë.
Shumë ishin të zhgënjyer nga njerëzit që nuk ofronin ta ndihmonin të renë.
“Vetëm një burrë e ndihmoi atë, turp”, tha një prej përdoruesve.
Jekaterinburg është qyteti i katërt më i madh në Rusi, me 2.2 milion banorë.
Ndryshe nga raste të tjera të ngjashme të qëllimshme, vajza nuk dukej se ishte e kënaqur që kishte përfunduar lakuriq në publik. Policia nuk është shprehur mbi rastin e pazakontë.
Top Channel