23 kamera të paligjshme janë çmontuar gjatë 24 orëve në qarqet Korçë, Vlorë dhe Durrës.

Policia ka çmontuar dhe sekuestruar disa kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe kanë nisur hetime të thelluara për disa persona për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 6 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 shtetas.

-Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 4 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

-Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë 3 persona.

Operacioni i koduar “Fijet” po vazhdon prej ditësh në të gjitha qytetet e vendit, ku deri më tani janë çmontuar qindra kamera. Dhjetëra persona janë vënë nën hetim nga veriu në jug të vendit, mes tyre Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit” dhe persona të tjerë me precedentë penalë.

Top Channel