Teuta mposht në Niko Dovana me rezultatin 1-0 skuadrën e Erzenit dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Me sfidën e parë që ishte mbyllur në barazim 1-1, heroi për durrsakët ishte Ildi Gruda.
Ishte pikërisht sulmuesi që falë golit të tij shtatë minuta para se të mbyllej koha e rregullt, i dhuroi kualifikimin “Djemve të Detit”. Në raundin pasardhës, të besuarit e trajnerit Edi Martini i pret përballja ndaj Kukësit teksa nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, durrsakët pretendojnë të përmirësojnë një sezon të vështirë që po kalojnë në kampionat.
Sa i takon ndeshjeve të tjera çerekfinaliste, Kastrioti sfidon Tiranën, ndërsa Vllaznia përballet me Partizanin, sfidë e cila mund të konsiderohet si finale e parakohshme ndërkohë që Egnatia përballet me Laçin.
Top Channel