Shtatë kamera të vendosura në mënyrë të paligjshme në qytetin e Durrësit janë çmontuar këtë të premte.

Në lagjen numër tre janë hequr tre kamera dhe është vënë në hetim shtetasi që i zotëronte.

Katër kamera të tjera janë çmontuar në fshatin Xhafzotaj dhe në hetim janë vënë shtetasit me iniciale I.B. dhe A.P.

Operacioni “Fijet” vazhdon sot në Nikël dhe në Krujë, ndërkohë që vazhdon hetimi për qëllimin e përdorimit të këtyre kamera të paligjshme.

Gjatë ditëve të fundit, operacioni policor për kamerat që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale është shtrirë në të gjithë vendin, ku janë hequr e sekuestruar qindra kamera.

 

Top Channel