Vlorë/ Muaji janar mbyllet me 12 drejtues mjeti të arrestuar dhe 83 leje drejtimi të pezulluara 

01/02/2023 14:50

Gjatë muajit janar në Vlorë janë arrestuar 12 drejtues mjeti dhe pezulluar 83 leje drejtimi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Për sa i përket lejeve të drejtimit të pezullara, 69 janë hequr për tejkalim të normave të shpejtësisë, 9 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Këto masa janë marrë si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur pajisjet e nevojshme, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme.

Sipas Policisë Vlorë drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe përdorimin e celularit.

“Policia Rrugore Vlorë, gjatë muajit janar 2023. Vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Vlorë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë muajit Janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: •janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt. •janë pezulluar 83 leje drejtimi, 69 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 9 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë”, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel