Reshjet e shiut e renda ditët e fundit sollën jo pak probleme në qarkun e Lezhës sidomos në disa fshatra të bashkisë së Lezhës.

Në njësinë administrative Zejmen solli një rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën që lidh fshatin Prullë me fshatrat e kësaj njësie.

Tashmë prej një jave rruga vijon të jete totalisht e pa kalueshme si shkak i një masivi dheu që është shkëputur nga mali

Banorët tregojnë se situata është tejet e vështirë dhe deri më tani nuk është marre asnjë mase për hapjen e rrugës e të gjendur Përballë kësaj situatë ata kanë nisur ta pastrojnë vetë rrugën.

Edhe pse është një rrugë me gjatësi prej 7 km ende deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e saj, edhe pse banoret shprehen se në çdo fushatë elektorale është premtuar shtrimi i kësaj rruge.

 

Top Channel