34-vjeçarja humbi jetën pas abortit/ E reja ishte dy muajshe shtatzënë, i shoqi i burgosur në Greqi (detaje)

31/01/2023 19:34
Foto ilustruese

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me rastin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku një 34-vjeçare humbi jetën.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 34-vjeçarja Etleva Çullhaj  ishte nënë e dy fëmijëve, me të cilët jetonte me qira në Elbasan.

Bashkëshorti i viktimës ndodhet në Greqi, i burgosur ndërsa familjarët e saj jetojnë në Baldushk.

Në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, asnjë familjar nuk ndodhej në spital, ndërsa prokuroria është njoftuar nga spitali.

Etleva Çullhaj, dy muajshe shtatzënë, ka shkuar të bëje kontrollin në spital ku mjekët konstatuan se fëmija ishte pa shenja jete. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet dhe vijimësinë e hetimeve.

 

Top Channel