Vetëm pak kohë pas takimi që kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama pati në Tiranë me kryetarët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, nga Shkupi mbërrin lajmi i nisjes së pritshme të negociatave për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

Mediat vendase thonë se brenda ditës mund të fillojnë bisedimet mes kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët, për përfshirjen e kësaj partie në radhët e ekzekutivi maqedonas.

Nga sa kanë pohuar palët, fillimisht këto bisedime do të fokusohen tek programi qeverisës e më tëj, do të flitet për ndarjen e posteve. Pjesë e ekipit të negocjatorëve mësohet se do të jetë edhe Ziadin Sela, i cili gushtin e 2022-shit dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie opozitare pas disfatës së saj  në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë për asamblenë komunale.

LSDM-ja në pushtet thotë se vendit i nevojitet një shumicë e gjerë me të gjitha partitë politike që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Aleanca për shqiptarët është një nga partitë që i konsiderojnë të nevojshme ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj europiane, këtë e ka pohuar disa herë. në Këtë drejtim, është e nevojshme të kemi marrëveshje mbi programin, dhe e përsëris, cdo parti politike që mbështet rrugëtimin europian të vendit e ka derën të hapur”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Integrimi i dy vendeve në BE përbënë gjithashtu temën kryesore të takimit të Ramës me krerët politikë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA