Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Banorët e BBV 2 po komentohet  kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” në Top Channel ndër të tjerë ishte edhe ish banorja e “BBV2”, Mikela Pupa.

Tema e rubrikës së sotme ishte rreth historive të dashurisë që duket se po krijohen brenda shtëpisë së “BBV2” mes Luizit dhe Kiarës dhe Amosit me Dea Mishel.

Gjatë debatit Mikela ka treguar edhe një sekret që Dea Mishel i kishte rrëfyer brenda shtëpisë, ku u shpreh se Dea ka një lidhje të lënë pezull jashtë.

Ajo më tha vetë se ka një lidhje të hapur jashtë… Amosi nuk është fare në shijet e Deas…

Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nominomin. Pasi Armaldo doli nga Dhoma e Surprizave, nisi debati mes tij dhe artistes së njohur ku ajo u shpreh në një moment se dyshonte që Armaldo të gjithë këtë që po bënte e ka luftë artistike. Pasi debateve me tone të ashpra në orët e para të mëngjesit Valbona filloi të bënte gati valixhen.

Banorët që ndodheshin aty u munduan ta qetësonin pasi menduan se ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Ishte edhe vetë Armaldo ai që i kërkoi falje. Por mëngjesin e sotëm vetë artistja ka treguar se cila kishte qenë arsyeja që kishte nisur të bënte valixhen gati.

Top Channel