3 vite pas ngjarjeve, policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 33-vjeçari që dyshohet se kreu shpërthimin me tritol ne shtëpinë e një oficeri policie dhe një qytetari brenda një nate në Shkodër. Në pranga ra Dede Nika, 33 vjeç.
Ndaj tij rëndojnë akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese”, kryer në bashkëpunim.
Policia gjatë këtyre 3 viteve, ka mbajtur nën vëzhgim autorin e dyshuar dhe nisur edhe nga provat në vendet e ngjarjeve dhe pamjet e kamerave, beri të mundur identifikimin e tij.
Por për çfarë akuzohet Nika ?
Më datë 4 janar të vitit 2020, 33-vjeçari dyshohet se i ka vendosur tritol ndaj banesës së oficerit të policisë së shtetit Prelë Milani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen ‘Guerrile’ dhe nuk pati asnjë person të lënduar. Në atë kohë, Milani ka qenë shef i postes policore në Theth dhe deklaroi se shpërthimi mund të këtë ardhur si pasoje e punës se tij dhe raportimet për kanabisin në fshat.
Ndërkohë, një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar po atë natë, 4 ore me vonë, në fshatin “Shtoj i Ri” në banesën e shtetasit Zef Bungaja. Edhe për këtë rast, policia dyshon se autori është serish Dede Nika. Shtetasi në fjale po hetohet nëse ka qenë i vetëm në këto veprimtari kriminale apo i ka kryer në bashkëpunim me të tjerë.
Top Channel