Neymar zbret në Times Square në New York i veshur si “rosak”, por rosak Louis Vuitton, që kushton 4500 stërlina
El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin.
Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real Madrid, me “pleshtin” në krahun tjetër te Barcelona.
E përditshmja spanjolle shkruan se gjatë një eventi çmimesh në vitin 2018, CR7 bisedoi me Josep Maria Bartomeu, ish-presidentin e Barcelonës, të cilin e pyeti për pagën e argjentinasit.
“Leo fiton sa dyfishi yt”, ishte përgjigja që shokoi golashënuesin më të mirë në histori, i cili pak muaj më vonë vendosi të largohej nga Reali për t’u transferuar në Serie A te Juventusi (2018).
Fakti që rivali i tij i përjetshëm fitonte shumë më shumë se ai, ndikoi që Ronaldo t’i kërkonte presidentit Florentino Perez shitjen e tij te bardhezinjtë italianë.
37-vjeçari u transferua pas Botërorit të Katarit në Arabinë Saudite tek Al Nassr, klub ku do të përfitojë shifrën e çmendur 200 milionë euro në sezon.
Top Channel