Personat me aftësi të kufizuara në Durrës kanë protestuar para bashkisë për mosshlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën 2005-2010.
Ndonëse një pjesë e mirë e tyre kanë 2-3 vite që kanë fituar me gjyq shlyerjen e detyrimeve financiare për shkak të indeksimit të gabuar të pagesave në atë periudhë, bashkia e Durrësit nuk ka ekzekutuar vendimet bazuar në ligjin për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Janë rreth 1 000 persona me aftësi të kufizuar në Durrës që kërkojnë shlyerjen e detyrimeve. Shumë prej tyre, ashtu si në të gjithë vendin, i janë drejtuar gjykatave për të përfituar indeksimin e pensionit të invaliditetit, por edhe kur gjykatat u kanë dhënë të drejtë vetëm disa bashki i kanë shlyer këto detyrime që ua njeh statusi i personave me aftësi të kufizuar.
Bashkia e Durrësit ende jo, duke rënduar më tej gjendjen ekonomike të kësaj kategorie vulnerabël të shoqërisë.
Top Channel