Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak, ndërsa ka rënë në pranga një 46-vjeçar gjatë megaoperacionit policor “Krahët e Krimit”.

Fredi Krasniqi ra në pranga, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të cilët dyshohet se janë pronarët e banesës.

Në banesën 4-katëshe në Sallmone të Shijakut u gjetën 444 bimë narkotike dhe 222 llamba elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërsa në një ambient me mur të dyfishtë brenda shtëpisë u gjet arsenal armësh, e cila dyshohet se ishte në funksion të një grupi kriminal.

Arsenali kishte 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia gjurmoi shtëpinë e barit nga informacionet në rrugë operative dhe në inteligjencën informative.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA