Të paktën 12 të plagosur nga të shtënat me armë në një festival në Ohajo, dy autorë në kërkim Gazetarja Anila Hoxha shpjegoi në “Top Story” arsyet të cilat kanë sjellë moszbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës më 21 janar.
Ajo u shpreh se pavarësisht se janë kryer akt-ekspertiza edhe në vende të tjera, ende nuk është gjetur prej nga janë qëlluar.
“Jan dy vrasje të pahetuara dhe të pazbardhura vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. E para është kryer një akt ekspertizë në disa shtete, kryesisht edhe në FBI, mbasi kishte probleme me viaskat e armëve. Aleks Visha, i cili ndërroi jetë në Turqi disa ditë pasi u plagos rëndë, në trupin e tij u krye ekspertim sa i takon një viaske dhe nuk u gjet se prej nga ishte qëlluar ai.
Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e autoriteteve amerikane. Të cilat nuk arritën të saktësonin se nga cila armë ishte qëlluar i ndjeri Aleks Nika. Ndërsa për sa i takon Hekuran Dedës ai u qëllua me një plumb tejshpues, pra nuk u gjet asnjë gëzhojë. Për këtë arsye nuk u arrit të vërtetohej se cila armë e vrau. Nga ana tjetër nuk është zbardhur as autorësia e gjashtë të plagosurve”, u shpreh gazetarja.
Top Channel